Detaje të reja nga aksidenti i veturës me tren, raportohet për 4 të lënduar

Detaje të reja nga aksidenti i veturës me tren, raportohet për 4 të lënduar

Policia e Kosovës njoftoi se katër persona janë lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë të mërkurën, në orën 16:50, pasi treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë, është akisdentuar me një veturë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha per Gazeta Enigma se të lënduarit janë nga vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë emergjenca dhe njësitet kompetente policore.

“Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, rr. Fehmi Lladrovci ku janë perfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet. Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin.”

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në rrugë, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë vigjilentë dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut, si dhe të kenë kujdes të shtuar.

Related Articles