Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan/ Flasin nga spitali

Detaje të reja nga rasti tragjik në Gjilan/ Flasin nga spitali

Para pak qastesh në qytetin e Gjilanit është raportuar për një incident me armë zjarri, ku humbi jetën një person dhe një tjetër është plagosur.

Sinjali ka mësuar se viktima është E.R 22-vjeçar nga komuna e Gjilanit dhe i plagosuri i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore është V.H 29-vjeçar nga fshati Pogragjë të Gjilanit.

Nga Drejtoria e Spitalit të Gjilanit kanë thënë se viktima, E.R. ka qenë pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, V.H. ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një person ka ardhur pa shenja jete, vdekje me plagë nga armë zjarri, plagët kanë qenë në pjesën e majtë të gjoksit. Ndërkaq i plagosuri ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijeve, regjioni limbol. I plagosuri është dërguar për në Prishtinë. Është në gjendje të rëndë por me parametra stabile”ka thënë Emini./Gazeta Enigma/

Related Articles