Pesë persona kanë mbetur të vrarë sot në Shtëpinë e Pleqëve në Daruvar të Kroacisë.
Detaje të reja janë dhënë për rastin tragjik.
Sipas gazetës Jutarnji.hr, dorasi është një ish-polic i ushtrisë kroate, i cili thuhet se po ashtu e ka qëlluar me armë zjarri edhe nënën e tij e cila ishte në shtëpine e të moshuarve.
Në mesin e viktimave ishin edhe punonjës dhe banorë të tjerë të kësaj shtëpie.
Sipas kësaj gazete, dyshohet se autori i kësaj masakre, pas aktit ishte ulur në një nga kafenetë afër aty edhe kishte porositur pije.
Pas pak kohësh 51-vjeçari u arrestua nga policia. /Gazeta Enigma