Millan Radoiçiq, njëri nga liderët e Listës Serbe, është raportuar se ka mbetur i plagosur gjatë sulmit të djeshëm terrorist në Kosovë, raporton mediumi boshnjak “Istraga”, transmeton Paparaci.
Mediumi në fjalë tha se sot në disa raste kanë tentuar të kontaktojnë me Radojiçiqin.
Ata tregojnë se fillimisht, një person i panjohur i cili i është përgjigjur numrit të tij të telefonit ka thënë se “nuk është Radojiçiq”, ndërsa më pas, “gjatë korrespondencës, i njëjti person ka pohuar se Radojiçiq është mirë dhe se është duke u trajtuar’.
Sipas informacioneve të “Istraga”, Radojiçiq ndodhet në Serbi dhe po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot deklaroi se në automjetet që u sekuestruan në Banjskë janë gjetur edhe dokumente të Radojiçiqit, që ndodhet në listën e zezë të ShBA-së.
“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që poashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojicic, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, tha ai.