Detaje të reja rreth rastit të vrasjes së 31-vjeçarit në Dhërmi

Detaje të reja rreth rastit të vrasjes së 31-vjeçarit në Dhërmi

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari, Eraldo Nevruzi.

Sipas burimeve të Euronews Albania, bëhet me dije se Nevruzi është ekzekutuar në brendësi të një dhome hoteli në Dhërmi.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia e Vlorës si 43-vjeçari Gerald Shehu. Të dy personat kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Grecia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar.

Sipas Euronew Albania, Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka goditur me një plumb në kokë. Më pas e ka mbështjellë trupin me çarçaf dhe e ka futur në brendësi të makinës së tij. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

43-vjeçari më pas është larguar me automjetin tip Audi A8 me targa angleze në drejtim të Greqisë. Autori ka hedhur trupin e viktimës diku përgjatë itenerarit në drejtim të Greqisë dhe më pas është futur në shtetin e Greqisë pa automjet. Policia ka marrë informacione nëpërmjet sistemit ‘Tims’ për lëvizjen e 43-vjeçarit dhe ka nisur kërkimet falë edhe bashkëpunimit më shtetin grek.

Pas disa orëve nga ngjarja në fjalë është arrestuar në aeroportin e Korfuzit 43-vjeçari teksa kishte prerë biletat për të iku në drejtim të Anglisë. Pas arrestimit për autorin po punohet për ekstradimin e tij.

Pistat të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja në fjalë janë konflikt i çastit si dhe prishje e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

31-vjeçari, Eraldo Nevruzi kishte një javë që kishte filluar punë në hotelin në fjalë.

Recepsionistja e cila ndërroi turnin me të një ditë më parë, Paola Spaho, thotë se ishte djalë i lëvizshëm teksa shtoi se nuk di asgjë rreth ngjarjes. Sipas saj një javë më parë Nevruzi ka kërkuar punë duke filluar normalisht teksa tha sërish se nuk dinte se çfarë lidhje ka pasur me pronarin e hotelit.

Policia e Vlorës ka vazhduar përgjatë gjithë kohës kërkimet në zonën e Dhërmisë dhe Vunoit, por edhe përgjatë fshatrave të bregdetit. Gerald Shehu ishte dhëndri i pronarit të hotelit, bashkëpronar në njësinë e biznesit. Në automjetin e autorit nuk është gjetur arma e zjarrit.

Related Articles