Nga ajo që dihet deri më tani nga sulmi që tronditi Francën, është se policia franceze ka konfirmuar se i dyshuari është një sirian 31-vjeçar, i cili kishte statusin e refugjatit në Suedi, raporton BBC News, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas mediave, dihet që ai ka një grua dhe një fëmijë tre vjeçar, dhe ai gjithashtu i tha policisë se ishte një i krishterë sirian.
I dyshuari është një burrë sirian, të cilit iu dha statusi i refugjatit në Suedi në prill, ka konfirmuar policia.
Motivi dhe identiteti i sulmuesit janë duke u hetuar dhe prokurori vendas pritet të japë detaje të tjera në një konferencë për shtyp.
Ish-futbollisti i Liverpool FC, Anthony Le Tallec thotë se ishte dëshmitar i një pjese të sulmit.
Duke folur në një video në Instagram, ai thotë se po vraponte pranë liqenit në Annecy dhe kujton njerëzit që vraponin drejt tij duke i thënë të ikte – pasi kishin parë vetë sulmuesin me thikë duke sulmuar fëmijët.
Le Tallec thotë se i dyshuari më pas u shfaq para tij, i ndjekur nga oficerët e policisë.
“Ai erdhi pranë meje, kështu që unë u largova, u largova,” thotë ai. “E pashë atë duke shkuar drejt një gjyshe dhe një gjyshi, dhe ai sulmoi gjyshin.”
Le Tallec shton: “Unë u thashë policëve, ‘gjuajeni atë! Vriteni atë!’
“Ai sulmoi një herë, dy herë dhe më pas filluan ta qëllojnë”.
Le Tallec thotë se ai vazhdoi vrapimin e tij përgjatë liqenit dhe vuri re fëmijët që u plagosën në sulm. “Është për të ardhur keq, por është çmenduri të kesh këtë në Annecy”, tha ai. /Gazeta Enigma