Detaje: Vdekja misterioze e mërgimtarit, u gjet i vdekur pranë një veture

Detaje: Vdekja misterioze e mërgimtarit, u gjet i vdekur pranë një veture

Një 56-vjeçar nga Vitia që punonte e jetonte në Itali, së fundmi ndodhej në vendlindje është gjetur pa shenja jete në rrugën Viti – Letnicë, shkruan Gazeta Enigma.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, dyshimet e para lidhen me vetëvrasje.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në rajonin e Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti rreth orëve të hershme të mëngjesit të sotëm ka pranuar një informatë se në rrugën Viti-Letnicë është gjetur një veturë e braktisur me tabela vendore. Me të dalë në vendin e ngjarjes afër veturës është gjetur trupi i pajetë i një personi Shqiptar Kosovar (1966) i cili ishte pa shenja jete”, ka thënë Hashani për Gazetën Enigma.

Ai ka bërë të ditur se njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dalur në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore nga Stacioni Policor i Vitisë, mjeku kujdestar dhe Hetimet Rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet fillestare nuk janë gjetur shenja të dhunës në trupin e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Hashani.

“Hetimet rreth rastit nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit”.

Related Articles