Detajet e fundit nga plagosja e vëllezërve në Rahovec

Detajet e fundit nga plagosja e vëllezërve në Rahovec

Para pak çastesh u raportua se ka ndodhur një plagosje e dyfishtë në Rahovec.

Bëhet e ditur se njëri prej vëllezërve është në gjendje më të rëndë, me ç’rast është dërguar menjëherë për Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona  në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.

Related Articles