Një vajzë 4-vjeçare është nxjerrë pa shenja jete nga lumi i fshatit Blaq, pasi dyshohet se rasti ka ndodhur nga pakujdesia dhe si rrjedhojë ka rënë në lumë.
Trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për procedura mortore.
“Është raportuar se një fëmijë/ femër kosovare ka rënë në lumin e fshatit dhe është gjetur pa shenja jete. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve nga kompetentët për procedura mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.