“Dhamë votën nga dashnia për LDK-në”, Xhafer Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun

“Dhamë votën nga dashnia për LDK-në”, Xhafer Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun

Xhafer Tahiri ka befasuar me një postimin e bërë në Facebook pas Kuvendit të Punës së LDK-së.

Tahiri në postimin e tij shkroi se LDK e konfirmoi kryetarin dhe se vota u dha nga dashnia për LDK-në.

Ai  duket se ka lënë pas pakënaqësitë, meqë në zgjedhjet lokale të vitit që shkoi kishte pasur mosmarrëveshje me Abdixhikun, pasi ky i fundit ishte kundër që LDK të mbështeste VV-në në Vushtrri, gjatë balotazhit.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e LDK-së u konfirmua kryetari.

Nuk e dhamë votën nga emocioni, as nga frika, e as nga inati por nga dashnia për LDK ✌️
E dhamë këtë mbështetje pa kushte sepse LDK-së i duhej stabilitet, jo një përçarje e re.

Nga sot, përgjegjësia është e dyfishtë:
për të ndërtuar unitet real dhe për ta kthyer LDK-në në besimin e qytetarëve.
Ne e bëmë tonën.
Tani radha është për punë.

Related Articles