“Dhimbja juaj është dhimbja jonë” – Man United ngushëllon Ronaldon

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë” – Man United ngushëllon Ronaldon

Cristiano Ronaldo më herët njoftoi për vdekjen e njërit prej binjakëve të porsalindur.

Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.
Ai me pikëllim njoftoi për vdekjen e djalit të tij, teksa bëri të ditur për ardhjen në jetë të vajzës.

Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit.

Klubi ku aktivizohet Ronaldo, Manchester United, ka ngushëlluar 37-vjeçarin.

“Dhimbja juaj është dhimbja jonë
U dërgojmë dashuri dhe forcë për ju dhe familjen në këtë kohë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez.

Related Articles