Shërbimet izraelite të emergjencës kanë bërë të ditur se dhjetëra raketa janë lëshuar nga Rripi i Gazës drejt Izraelit.
Sipas këtij shërbimi, nga këto raketa ka humbur jetën një grua, shkruan BBC.
Ndërkaq, dy persona të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike.