Politikani i opozitës serbe, Nikolla Sanduloviç, është rrahur brutalisht ndaj agjentët e shërbimeve sekrete të BIA-së, pasi që ka vizituar dhe nderuar varrezat e familjes së komandatit Adem Jashari.
Për këtë ngjarje ka folur vajza e politikanit, Klara Sanduloviç, e cila ka akuzuar agjentët e shërbimeve sekrete të BIA-s, se e dhunuan keq në zyrat e saj qendrore dhe në prezencë të kriminelit Milan Radoiçiq.
Ajo gjithashtu ka thënë se Qeveria e Serbisë janë kriminelë të cilët morën pjesë në luftën në Kosovë dhe vazhdojnë të sillen si të tillë dhe jo si politikanë.
“Donin vërtetë që ta eliminonin pasi është i vetmi politikan opozitar në Serbi dhe të sjellë paqe dhe liri dhe të ndalë çdo luftë të mundshme midis kombeve tona. Kjo ishte lëvizja e fundit e tyre dhe sipas informacioneve që kemi na thonë se ai është në gjendje kritike dhe ai nuk ka mundësi që të lëvizë të udhëtojë. Nga pamjet filmike u panë se në çfarë gjendje të keqe ishte, e ka dhe të pamundur të marrë frymë.” – u shpreh Klara Sanduloviç për Syrin Televizion.
Deklarata e saj e plotë:
“Babai im u mor me forcë sepse ai shprehu respektin dhe nderimin e tij ndaj viktimave shqiptare dhe vendosi lule në varret shqiptare.
U tha se babai im po përpiqej të përhapë gjuhën e urrejtjes por kjo nuk është e vërtetë pasi ai është pro liriisë dhe pro paqes. Fatkeqësisht klima në Serbi udhëhiqet nga persona të cilët morën pjesë në luftën në Kosovë, janë kriminelë dhe vazhdojnë të sillen të tillë dhe jo si politikanë.
Babi im u mor me forcë para dy ditësh nga BIA, agjentët e shërbimeve sekrete dhe ai u mor në bazën apo në zyrën qendrore të BIA-s dhe atje e mbajtën prej 5 orësh, e rrahën keq është pothuajse i paralizuar në anën e djathë dhe gjatë kohës që e rrihnin thonin se ata që duhet ta shohin këtë do ta shohin dhe kanë përhapur pamje dhe imazhe dhe video të keqtrajtimit dhe dhunës së ushtruar.
Kur e takova babanë më tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe gjysma e agjentëve nuk mbanin maska dhe i tregonin fytyrën e tyre dhe babai tha se sa kriminelë të tmerrshëm ishin sa as identitetin nuk donin ta fshehnin. Përmendi dhe Milan Radoiçiç i cili ishte në atë moment në BIA.
Donin vërtetë që ta eliminonin pasi është i vetmi politikan opozitar në Serbi dhe të sjellë paqe dhe liri dhe të ndalë çdo luftë të mundshme midis kombeve tona.
Kjo ishte lëvizja e fundit e tyre dhe sipas informacioneve që kemi na thonë se ai është në gjendje kritike dhe ai nuk ka mundësi që të lëvizë të udhëtojë. Nga pamjet filmike u panë se në çfarë gjendje të keqe ishte, e ka dhe të pamundur të marrë frymë.
Prokurori i Nishit e ka akuzuar dhe të gjithë prokurorët punojnë shumë afër me qeverinë dhe marrin urdhra nga qeveria.”