Në vetëm një javë, në nëntë shkon numri i rasteve të raportuara për dhunë në familje, në rajonin e Ferizajt.
Kështu kanë njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të policisë, gjashtë raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Shtime dhe një në Kaçanik.
“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Enigma
Dhuna në familje, nëntë raste për një javë në rajonin e Ferizajt
