Dhuna s’ka justifikim, Big Brother skualifikon Klodian Duron

Dhuna s’ka justifikim, Big Brother skualifikon Klodian Duron

Është skalifikuar menjëherë nga gara e Big Brother Vip3, ish-futbollisti dhe trajneri Klodian Duro mas deklaratës shokuese.

Në shtëpinë e madhe ka ardhur një zarf i zi që është lexuar nga Egla Ceno, ku thuhej se pas deklaratës së mbrëmshme, Duro skualifikohet menjëherë nga gara.

“Mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë e papranueshme që bie ndesh me rregullat e programit. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të mënjeherëshme Klodan Duron nga gara. Ju bëjmë thirrje të jeni shumë të kujdeshëm në deklaratat që bëni”, thuhej në zarf.

Kujtojmë që pas “primet”, Duro teksa po hanin darkën tha se duhet të kenë kujdes nga ai, se kur ka rrahur gruan, s’do tja dijë për të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Klodian Duro: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrah gruan time… E di si më dukeni ju apo jo? Ruju.
Meritoni: Une e di, s’je ti ai.
Klodian Duro: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai.
Klodian Duro: Ruju po t’them se mos m’thush s’të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, se kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet.

Kujtojmë që Klodian Duro ka qenë i dënuar për dhunë në famije, pas një denoncimi që bëri ish-bashkëshortja ,me të cilën ka një vajzë. Duro u dënua me 4 muaj “arrest shtëpie”, pas kryerjes së dënimit, gruaja mori një udhër mbrojtje ndaj tij.

Related Articles