Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Osek Pashë të Gjakovës, ku një i ri dyshohet se ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj motrës së tij, duke i kërkuar para dhe duke i shkaktuar dhunë psikologjike.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Z. Rr. 19 vjeçar, ndërsa viktimë është motra e tij, Gj. Rr. 21 vjeçare.
Sipas denoncimit, i dyshuari në mënyrë të vazhdueshme i kërkonte para motrës së tij, ndërsa gjatë incidentit kishte thyer tri gota uji, duke krijuar atmosferë frike dhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj saj.
Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, pasi nuk kishte lëndime fizike, si dhe ka refuzuar strehimin, duke vendosur të kthehet në shtëpi me vullnetin e saj.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga Policia. Në konsultim me Prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa pas përfundimit të procedurave ai është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
