Dhunë në futbollin e të rinjëve, kryetrajneri i Ferizajt sulmon me grushte një futbollist gjilanas

Dhunë në futbollin e të rinjëve, kryetrajneri i Ferizajt sulmon me grushte një futbollist gjilanas

Ekipi i 21 vjeçarëve të SC Gjilanit ka pësuar disfatë në ndeshjen e xhiros së pestë në udhëtim te Ferizaj (2-1), transmeton Gazeta Enigma.

Artin Kurtaj realizoi golin e parë në ndeshje për vendasit në minutën e 56-të të ndeshjes, derisa mbrojtësi Adonit Ahmeti qëlloi gabimisht në portën e tij pesë minuta më vonë.

Në minutën e 77-të, Tefik Ramadani ngushtoi rezultatin pas një goli të bukur, ndërkohë që Altin Ferati dështoi të realizonte nga penaltia pesë minuta para fundit.

Por pas përfundimit të ndeshjes kryetrajneri i ekipit vendas Fitim Sadriu ka qëlluar me grusht futbollistin Tefik Ramadani, ndërkohë më pas janë futur edhe një pjesë nga publiku për të qëlluar futbollistët e Gjilanit.

Ekipi është sulmuar nga persona të paautorizuar edhe gjatë rrugëtimit për në dhomat e zhveshjes. / Gazeta Enigma.

Related Articles