Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar sot një grua në Vushtrri, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 35-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me bashkëshortin e saj, ai ka kërkuar që ajo bashkë me fëmijët të largohen nga shtëpia.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 36-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.