Një e mitur po dyshohet se është dhunuar nga një 35 vjeçar në qytetin e Suharekës. I dyshuari tashmë veç është ndaluar për 48 orë.
Për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prizren duke thënë se brenda afatit ligjor do të kërkojnë paraburgimin për të njëjtin.
“Referuar pyetjeve tuaja, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) . Për të njëjtin, prokuroria brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjën e prokurorisë për Insajderin.
Për rastin detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, ku mes tjerash thuhet se i dyshuari e ka pranuar se ka kryer aktin.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç raporton Sinjali, 35 vjeçari ka inçizuar aktin seksual dhe e ka publikuar pastaj viideon.