Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një të miture në Rahovec, ndërsa është arrestuar i dyshuari.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 23:00.
“Rahovec 17.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se kishte dhunuar viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara do të dërgohet në ekzaminim mjekësor.