Dhunohet një femër, arrestohet i dyshuari

Dhunohet një femër, arrestohet i dyshuari
Një rast i dhunimit është raportuar së fundi në Podujevë.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur tri ditë më parë.

Related Articles