Një femër nga Prishtina ka raportuar në Polici se është rrahur dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet viktima është dërguar për tretman mjekësor në mjëksinë ligjore.
Ndërsa, i dyshuari është ende në arrati.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhët në njoftim.