Policia e Kosovës ka njoftuar se është dhunuar një femër në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
/Gazeta Enigma/.