Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest në burg” për edukatoren

Dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest në burg” për edukatoren

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.

48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton të mituren, e cila ka thyer edhe këmbën.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar edhe  para Ministrisë së Arsimit. 

 

Related Articles