Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Vushtrri.
Kjo pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj anëtarëve të familjes së tij.
Me të arritur policia në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht policët duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor.
Policët kanë marrë tretman mjekësor, e poashtu edhe i dyshuari për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin 24 orësh. /Gazeta Enigma