Policia ka shpërndarë fotot e autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi dhe emrat e tyre.
Ata janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia. Drejtori i Policisë së Tiranës në një konferencë për median tha se avokati u dhunua për shkak të detyrës.
Ndërkohë, njëri prej autorëve është vetëdorëzuar.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.