Dhunuan Klea Prengën – Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj

Dhunuan Klea Prengën – Gjykata e Tiranës dënon motrat Berishaj

Gjykata e Tiranës dënoi me tri vjet burg Mariela Berishën, vendim i cili zbriti në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Antonela Berishën u caktuan tri vite shërbim prove, masë që zbriti në dy vite nga gjykimi i shkurtuar.

Motrat Berisha u dënuan për shkak të dhunës së ushtruar ndaj blogeres Klea Prenga, ngjarje e shënuar në muajin gusht të vitit 2024, shkruan tch.

Mariela dhe Antonela Berisha fillimisht u shpallën në kërkim, më pas u vetëdorëzuan në polici dy muaj pas ngjarjes.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha gjatë kohës që po darkonte në një restorant në kryeqytet. Ajo u godit me sende të forta për motive banale.

Related Articles