Rusët kanë dhënë alarmin pas shkatërrimit të urës së ngushticës Kerch që lidh Rusinë me Krimenë duke bllokuar kështu furnizimin me armatime të frontit të jugut, por edhe të popullsisë ruse në gadishull.
Tass raporton se zëdhënësja e qeverisë, Maria Zakharova e quajti këtë sulm një akt terrorist të Ukrainës, ndërsa tha se do të merren masat për kundërpërgjigje, ndërkohë që nënkryetari i Dumës ruse e konsideroi këtë një shpallje lufte ndaj Rusisë.
It is too early to ascertain the method of attack and the range of implications of this attack on the Kerch Bridge. It is certainly a punch in the face for Putin on his birthday. A couple of thoughts however in this short (for me) thread. 1/9 ???? https://t.co/h8C45CWI2K— Mick Ryan, AM (@WarintheFuture) October 8, 2022
Rusët vlerësojnë se dëmi i shkaktuar është rreth 500 milion rubla (8 milionë dollar).
Sëfundmi kanë dalë edhe pamjet e shkatërrimit të urës përmes një shpërthimi të fuqishëm. Gjithçka ndodh një ditë pas ditëlindjes së 70 të Putinit, ndërsa ukrainasit po vijojnë kundërofensivën në të gjitha frontet duke rimarrë tokat e pushtuara.
Me çfarë u godit?
Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkatërruar urën. Teoria e parë lidhet me një kamion që kaloi aty pranë dhe shpërtheu, por futja e tonelatave me eksploziv në atë zonë duket thuajse një mision i pamundur, duke bërë që të binte si version.
The latest situation of the Crimean Bridge. pic.twitter.com/KQLMheaxIX— Clash Report (@clashreport) October 8, 2022
Versioni i dytë është dërgimi i një motorskafi me eksploziv nga ukrainasit poshtë urës, por edhe ky version është i pabesueshëm pasi mjeti lundrues do të duhej të bënte milje të tëra në territorin armik deri sa të arrinte te ura.
Closer look at the collapsed road span of the Crimean bridge pic.twitter.com/ZW1OOAKdns— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 8, 2022
Versioni më i besueshëm është ai i goditjes me raketa amerikane ATAMCS, të cilat i janë dhënë sëfundmi Ukrainës