Dhuroi 51 dollarë për bamirësi në Ukrainë, Rusia e dënon me 12 vjet burgim

Dhuroi 51 dollarë për bamirësi në Ukrainë, Rusia e dënon me 12 vjet burgim

Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022.

Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.

Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin.

Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.

Related Articles