Sulmuesi i Cibalia, Robert Peric-Komsic luajti 17 ndeshje dhe shënoi dy gola sezonin e kaluar në nivelin e dytë të futbollit kroat.
Golin e dytë e shënoi më 5 mars kundër Jarunit dhe pak ditë më vonë shkoi në Stamboll për një operacion në mëlçi, të cilën ia dhuroi nënës së tij të sëmurë rëndë, Ljiljanës.
Peric-Komsic shënoi golin e tij të parë që nga rikthimi në fushën e futbollit në ndeshjen e xhiros së 10-të të Ligës së Parë.
Ai shënoi në minutën e 80-të kundër Dugopoljes për barazim 1-1. Ky është rezultati me të cilin u mbyll edhe ndeshja.
Kjo e fundit ishte paraqitja e tij e gjashtë këtë sezon për Cibalian, e cila mban vendin e dytë në kampionat.
“Kryesisht, po iki nga ndonjë histori për heroizmin, bëra atë që besoj se do të bënte kushdo që që është rrit në një familje që funksionon. Nëna ime më dha jetën, unë ia zgjata asaj”, kishte thënë së fundmi futbollisti në një intervistë.