Napoli është duke regjstruar një start të jashtëzakonshëm të klubit pasi kanë fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e para të Serie A këtë sezon.
Në fakt Napoli ka fituar gjashtë ndeshjet e para të një sezoni hapës të Serie A vetëm për herë të dytë në histori të klubit, pasi e kishin bërë paraprakisht në sezonin 2017/18. Një nga lojtarët më të dalluar në këtë start fantastik të Napolit është edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
Rrahmani ka startuar në secilën nga tri ndeshjet e fundit në Serie A për Napolin, duke e mbajtur portën e paprekur në secilën prej tyre. Sipas Di Marzios, me këtë formë të kosovarit, ai do t’ia zë vendin grekut Manolas në partneritetin me Kaliodu Koulibaly.
Me Gattuson, ai ishte opsioni i katërt i mbrojtjes dhe nuk dha garancitë e nevojshme për të fituar pozicionin e fillimit, gjersa me lamtumirën e Maksimoviç ai u bë zëvendësuesi i parë për Manolas dhe Koulibaly, por nga ndeshja kundër Udinese ai tashmë ka startuar gjithmonë nga fillimi, të cilët Napoli nuk ka pësuar asnjë gol në Serie A në këto tre ndeshje.
Kosovari duket se ka gjetur jo vetëm besimin që e kishte dalluar me Veronën e Juric, por edhe mirëkuptimin e duhur me Koulibaly dhe jo vetëm Rrahmani përfiton prej tij, por i gjithë Napoli.
Soliditeti mbrojtës i jep siguri pjesës tjetër të skuadrës dhe manovra e ekipit të Spallettit zhvillohet në një mënyrë më tërheqëse dhe efektive pikërisht pasi mbrojtja u blindua nga dyshja e re.
Duke pasur parasysh këtë formë impresive dhe impaktin në mbrojtje, Rrahmani pritet të jetë startues edhe për ndeshjet e ardhshme të Napolit, duke e lënë në bankë grekun Manolas.