Dialogu Kosovë-Serbi, Radev: Të ndëshkohen ata që nuk zbatojnë marrëveshjet

Dialogu Kosovë-Serbi, Radev: Të ndëshkohen ata që nuk zbatojnë marrëveshjet

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se duhet të ketë ndëshkime për palët që nuk i çojnë përpara angazhimet e marra përmes marrëveshjeve.

Kështu ka thënë ai gjatë një konferencë të përbashkët në Prishtinë me homologen Vjosa Osmani, raporton Klan Kosova.

“Le të mos harrojmë se Serbia është në proces të bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim. Ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”.

Tutje, ai ka thënë se duhet të përjashtohen provokimet dhe përdorimi i dhunës si pasojë e të cilës mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Gjithashtu BE-ja duhet të ketë një rol aktiv për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të gjitha palët. Për çdo palë të përfshirë duhet të ketë masa ndëshkuese në rast se nuk zbatohen angazhimet”, ka potencuar presidenti Rumen Radev.

Related Articles