Dialogu strategjik, SHBA kërkohen hapa konkret nga Kurti

Dialogu strategjik, SHBA kërkohen hapa konkret nga Kurti

SHBA-ja nuk pritet të fillojë dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, të cilin e kishte pezulluar në shtator të këtij viti, për shkak të “veprimeve të pakoordinuara” të Qeverisë Kurti.

Ambasada amerikane thotë se SHBA kërkon hapa konkretë nga Kurti për të ulur tensionet dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.

‘’Siç ia kemi bërë të qartë qeverisë së përkohshme, dera është e hapur për përmirësimin e marrëdhënieve dhe rifillimin e bashkëpunimit. Megjithatë, kjo kërkon hapa konkret nga kryeministri kujdestar Kurti për uljen e tensioneve dhe për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë së përkohshme. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së për RTV 21.

Related Articles