Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po mbahet procesi i votimit për diasporën.
Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar fotografi të bashkatdhetarëëve, të cilët i janë drejtuar vendvotimeve në misionet diplomatike dhe konsullore.
“Ditë historike – Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë! Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart”.
Ajeti u bëri thirrje qytetarëve të regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe “të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës sonë!”.