Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër mëngjesin e së shtunës, ku një fëmijë ka ndërruar jetë duke luajtur pranë banesës së tij.
Në njoftimin për mediat, policia nuk jep shumë detaje, por thekson se fëmija ishte duke luajtur pranë shtëpisë në momentin që është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Bëhet e ditur se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia./Gazeta Enigma/