Ish-Raportuesi për Këshillin e Evropës, Dick Marty, ka bërë të ditur se sërish është kërcënuar me jetë.
Marty, në një intervistë për radion zvicerane “SRF”, tha se ndihet vetëm nga Zvicëra zyrtare që s’i doli në mbrojtje.
“Për shkak të kërcënimeve me vdekje, isha nën mbrojtje personale për muaj të tërë, shtëpia ime u bë streha ime”, ka thënë Marty.
Madje, ai ka thënë se edhe familje e tij e pagoi çmimin për punën e tij.
“Edhe familja ime e pagoi çmimin për punën time si këshilltar special. Sipas Prokurorisë Federale cështja ime ende nuk është mbyllur dhe kjo më frustron pasi ndihem i lënë vetëm nga Zvicra zyrtare”, tha ai.
Kujtojmë se Marty në vitin 2010 kishte përpiluar një raport të cilin e kishte prezantuar në Këshillin e Evropës, për të denoncuar siç kishte vlerësuar ai, krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.