Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas protestën e sotme që u mbajt në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se “dielli do të lindë përsëri”.
“Për të vërtetën, për drejtësinë dhe për dinjitetin e luftës sonë të drejtë. Do të lindë për ata që qëndruan drejt, bashkë, pa u lëkundur. Për burrat që ia kushtuan një jetë Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin”, ka shkruar ai.
“Sot, nga Shkupi, zëri ynë u dëgjua fuqishëm: liri për çlirimtarët”, ka shkruar Tahiri.
