Digjen pesë shtëpi nga zjarret në Klinë

Digjen pesë shtëpi nga zjarret në Klinë

Për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit, një mori zjarresh kanë shpërthyer në disa pjesë të Kosovës.

Një rast serioz është regjistruar edhe në fshatin Siqevë të Komunës së Klinës, ku zjarret kanë përfshirë pesë shtëpi. Lajmi është raportuar nga portali lokal Klina Info, i cili ka publikuar pamje në Facebook, ku shihen shtëpitë të kapluara nga flakët.

Ndërkohë, pasditen e sotme, zjarre janë regjistruar edhe në tri qytete të tjera: Prizren, Pejë dhe Drenas.

Related Articles