Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, hasen mbishkrime “Viti i Ri s’është festë e jona”

Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, hasen mbishkrime “Viti i Ri s’është festë e jona”

Është kapluar nga zjarri bredhi në komunës së Hanit të Elezit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri”.

“Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e  zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në konfirmim.

Veseli gjithashtu ka bërë të ditur se policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i Ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim ” Nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles