Në orët e pasdites në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë, janë krijuar kolona të gjata të veturave
Kjo pasi një automjet në lëvizje e sipër ka pasur defekt dhe ka filluar t’i dalë tym.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 14:00, policia është njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Sllatinë), një automjet në lëvizje e sipër ka pasur një defekt dhe ka filluar t’i dalë tym”, ka thënë ai.
Sipas Krasnitiq, policia dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.