Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Topanicë të Kamenicës, një lokal është përfshirë nga zjarri dhe si pasojë ka shkaktuar dëme në vlerë marramendëse.
Mësohet se në lokalin që u bë shkrumb e hi, u dogjën rreth 80 biçikleta, aparate e mjete të ndryshme të punës, që në total dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 200 mijë eurove.
Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i lokalit, i cili tash për tash nuk ka ndonjë dyshim se cili është shkaktari i zjarrit.
Policia ka nisur hetimet, me ç’rast me vendim të Prokurorit është iniciuar rasti si “zjarrvënie”.