Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi të vjetër në fshatin Kuklibeg të Dragashit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht, pa pasoja në njerëz.
Sinjali mëson se 44-vjeçari që ka denoncuar rastin në Polici, ka deklaruar se shtëpia ishte e pabanuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe e ka fikur atë në tërësi.
Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, pasi që ende nuk dihet shkaktari i zjarrit. Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet të ketë shkaktuar dëme që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.