Policia ka raportuar se një shtëpi është djegur në fshatin Shkarashnik të komunës së Malishevës.
Zjarri ka shpërthyer në shtëpinë e caktuar, por fatmirësisht autoritetet kanë njoftuar se nuk ka pasur të lënduar, shkruan Gazeta Enigma.
Pasi është njoftuar për ngjarjen, njësi të Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arritur të shuanin flakët.
Policia ka siguruar se zjarri është kontrolluar dhe nuk ka pasur dëme në njerëz.
“Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura, shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar ishte djegë nga zjarri”.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./GazetaEnigma/