Të enjtën në rrugën B në Prishtinë është djegur një shtëpi, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer rreth orës 10:00 të paradites.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka deklaruar Pllana.
Njësitë relevante po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente. / Gazeta Enigma.
