Digjet një shtëpi në Qyshk të Pejës

Digjet një shtëpi në Qyshk të Pejës

Mbrëmjen e së martës një shtëpi në Qyshk të Pejës ka marrë flakë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Më datën 14 mars rreth orës 18:50 është raportuar se një shtëpi në fshatin Qyshk të Pejës ka marrë flakë”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por dëmet materiale ishin shumë të mëdha.

Për fat të mirë në ketë incident nuk ka njerëz të lënduar.

Related Articles