Digjet një shtëpi në Suharekë, policia jep detaje

Digjet një shtëpi në Suharekë, policia jep detaje

Një shtëpi në Vraniq të Suharekës raportohet të jetë djegur gjatë pasditës së sotme.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, rasti po cilësohet si “shpërthim zjarri”, e fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sa i përket dëmeve materiale, sipas pronarit ato cilësohen goxha të mëdha.

“Në Vraniq të Suharekës një shtëpi është djegur rreth orës 16:35. Policia bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet, ndërsa rasti po trajtohet si ‘shpërthim zjarri’, në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe brigada e zjarrfikësve. Dëmet janë goxha të mëdha sipas pronarit, por nuk ka të lënduar e as viktima”, tha Gashi. /Gazeta Enigma

Related Articles