Është djegur një shtëpi në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku është duke u djegur një shtëpi. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, është shprehur Ahmeti.