Një kamion është përfshirë nga flakët në rrugën Qarkore në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët për Gazetën “Enigma” e kanë konfirmuar rastin.
“Ekipet tona janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar, të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, thuhet në përgjigjen e tyre për “Enigmën”.
Sipas tyre ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.


