Digjet një veturë dhe një kamion në rrugën Manastir-Prilep, raportohet për viktima

Digjet një veturë dhe një kamion në rrugën Manastir-Prilep, raportohet për viktima

Dyshohet se tre persona kanë humbur jetën sot, në rrugën Manastir-Prilep, raporton Gazeta “Enigma”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një vetur dhe një kamion. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e automjeteve.

Nga pamjet që ka publikuar shërbimi në Maqedoni i TV21, shihet se automjetet kanë qenë në rrugë, specifikisht ishin në lëvizje.

Rasti ndodhi sot pak para orës 8, në rrugën Prilep – Manastir, në dalje të qytetit, në afërsi të fshatit Lagovë.

Mes tjerash thuhet se fillimisht pati një përplasje të drejtpërdrejtë mes automjetit Toyota me targa të Prilepit, që lëvizte në drejtim të Manastirit dhe një kamioni në lëvizje në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Shefi i Ndihmës së shpejtë nga Prilepi, Boshe Millosheski, thirrjen deri te ekipi e kanë marrë rreth orës 7:45 dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tre banorëve të Prilepit, ndërsa lëndime ka marrë shoferi i kamionit.

Ekipet e policisë dhe Prokuroria Themelore Publike ende kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa rruga magjistrale Prilep – Manastir ishte tërësisht e bllokuar.

Related Articles