Digjet një veturë në fshatin Uglar të Gjilanit

Digjet një veturë në fshatin Uglar të Gjilanit

Një veturë është përfshirë nga flakët, në rrugën Uglar – Gjilan, raporton Enigma.

Nga pamjet e siguruara, shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha nga zjarri që e ka përfshirë.

Policia rajonale e Gjilanit ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Related Articles